E enjte, 28 Tetor, 2021

Hoxhaj: Mungesa e Thaçit dhe Veselit është kthyer në vullnet dhe fuqi të re politike për PDK-në

Lexo

- Advertisement - >

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se mungesa e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, është kthyer në vullnet dhe fuqi të re politike për PDK-në,.

Hoxhaj thekson se kjo situatë e ka mobilizuar PDK-n.
“Kjo ka krijuar një mllef tek elektorati i PDK-së dhe ka krijuar një situtat të vështirë. Tash e kam përshtypjen se ky mllef është kthyer në vullnet dhe fuqi të re politike.

Unë e kam parë kohët e fundit në fushatë, është bërë aktiv edhe një pjesë e vetëranëve të PDK-së të cilët nuk i kam parë prej 2014-të, kjo situatë e ka mobilizuar elektoratin e PDK-së”, ka thënë Hoxhaj në Rubilon.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit