E hënë, 25 Tetor, 2021

Enver Hasani: Valdete Daka s’ka asnjë faj, kushdo që e akuzon hyn në gjynah me të

Lexo

- Advertisement - >

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë sonte se arsyetimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që ua ndalon pjesëmarrjen në zgjedhje të gjithë atyre që janë të dënuar, nuk është i fuqishëm.

Mirëpo, sipas tij, ky aktgjykim është i pakthyeshëm dhe duhet të respektohet nga të gjithë.Hasani tutje tha se aktgjykimi i fundit ka shkaktuar problem me garancionet kushtetuese.

Sa i përket ankesës së disa partive që kanë bërë edhe në Supreme, duke përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, Hasani ka thënë se edhe kjo Gjykatë s’do të veprojë ndryshe nga KQZ-ja dhe PZAP-ja.
“Edhe në Supreme s’do të përfundojë ndryshe, sepse Gjykata Kushtetuese ka thënë se çdokush që ka një dënim të formës së prerë, pa marrë parasysh për çka, s’mund të merr pjesë në zgjedhje.

Me këtë Gjykata Kushtetueese ka krijuar standard të ri”, ka thënë Hasani në emisionin “Debat” të RTK-së.Ish shefi i Gjykatës Kushtetuese më pas ka thënë se në zbatimin e aktgjykimit asnjë faj nuk e ka kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“Vendimi s’ka qare pa u zbatu, prandaj zonja Daka s’ka asnjë faj. Nëse nuk e do të zbatojshin këtë vendim, atëherë armiqtë e Kosovës, si Serbia e të tjerë, do të thoshin ‘ja ata spo dinë të mbajnë shtet’.

S’ka logjikë që tash Gjykata Kushtetuese të thotë kemi gabuar dhe tash do ta përmirësojmë vendimin. Kushdo që i vë faj Dakës, vetëm sa hyn në gjynah, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i pakthyeshëm”, ka thënë Hasani.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit