E martë, 19 Tetor, 2021

15-vjeçarja që u raportua e zhdukur s’është gjetur, familja vazhdon ta kërkojë

Lexo

- Advertisement - >

15-vjeçarja nga Prizreni, Gentiana Mustafa, e cila është raportuar si e zhdukur nuk është gjetur akoma.

Familjarët e saj i kanë thënë Klan Kosovës se janë akoma duke e kërkuar atë, derisa kanë bërë thirrje që të gjithë ata që kanë ndonjë informacion për të bijën e tyre t’i lajmërojnë.

Gentiana Mustafa nga Prizreni, që nga e premtja, nuk ka asnjë komunikim me familjen.

Në mëngjesin e të së premtes ajo u nis për në shkollë, por nga mësuesi u lajmërua se kishte një javë që nuk shkonte në shkollë.

Vetëm pas 24-orëve, 15-vjeçarja iu drejtua së ëmës me një mesazh ku i tha se është mirë dhe që të mos ta kërkojnë më.

Nënës iu tha se kishte ikur me të dashurin e saj me dëshirë, por familja nuk ka informacion se ku gjendet vajza.

Babai i 15-vjeçares ka deklaruar se e kanë raportuar rastin edhe në polici, derisa këta të fundit janë duke u marrë me rastin.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit