E mërkurë, 20 Tetor, 2021

VV thotë se do ta dërgojë në Kushtetuese nëse Supremja refuzon kërkesën e tyre

Lexo

- Advertisement - >

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot ankesat në Gjykatën Supreme në lidhje me moscertifikimin e listave të tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Blerim Sallahu, përfaqësuesi ligjor i VV-së, ka shprehur bindjen se Supremja do të vendos në favor të tyre.

“Ankesa e VV ka argumente jashtëzakonisht të qëndrueshme për të rrëzuar një vendim anti-kushtetues dhe anti-universal për të drejtën për të kandiduar si deputet i Lëvizjes Vetëvendosjes”, ka deklaruar Sallahu.

Ai ka thënë se nëse ndodh e kundërta, do të ankohen edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Ka prova fakte argumente nënligjore për të nxjerrë vendim në favor të Vetëvendosjes. Supremja do të marrë vendim në favor të VV. Nëse ndodh e kundërta, jemi në dy rrafshe, në rrafshin politik ku organet e VV-së do të vendosin më tutje se çka do të bëjnë dhe patjetër do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar masë të përkohshme për pezullimin e vendimit të tillë. Por unë sërish theksoj se Gjykata Supreme në asnjë variant nuk do të merr vendim kundër moscertifikimit të pesë kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për deputet për faktin sepse ata kanë kryer disa vepra penale që nuk kanë kurrfarë veprash juridike që e përcakton edhe Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, tha Sallahu, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se 5 kandidatëve nga VV-ja që nuk plotësojë kushtet për certifikim, është edhe lideri Albin Kurti. Të tjerët janë: Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Deni-Murtezi.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit