E enjte, 28 Tetor, 2021

Parashikon Ramush Tahiri: Supremja pritet të marrë vendim të njëjtë si PZAP për Albin Kurtin e të tjerët

Lexo

- Advertisement - >

TahiriTani kur rasti pritet të përfundojë në Gjykatën Supreme, analisti politik Ramush Tahiri ka thënë se Vetëvendosje duhet të respektoj ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se duhet sillet konformë tyre.

Një ditë pasi që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), vendosi që të mos certifikoj 47 deputetët të cilët më parë ishin refuzuar nga KQZ-ja, Vetëvendosje nuk ka në planë që të përfill këtë vendim, duke kundërshtuar sërish që 5 kandidatët e saj të mos jenë pjesë e listës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Tani kur rasti pritet të përfundojë në Gjykatën Supreme, analisti politik Ramush Tahiri ka thënë se Vetëvendosje duhet të respektoj ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se duhet sillet konformë tyre.

“Vetëvendosje duhet të jetë një lëvizje politike e përgjegjshme e cila respekton ligjin dhe Kushtetutën , kjo ajo duhet të ndjekë të gjitha procedurat ligjore, për me fitu të drejtën e saj që ajo mendon që e ka e unë mendoj që nuk e ka. Ata juristët e saj po mendojnë që iu është bërë e padrejtë që i janë hequr nga lista pesë kandidatët e saj”, theksoi Tahiri.

Ai tutje ka shprehur qëndrimin e tij duke thënë se nuk pret që Gjykata Supreme të marr një vendim të ndryshëm nga ai që ka dhënë Gjykata Kushtetuese e cila shprehimisht ka thënë se në procesin zgjedhor nuk mundet të marrë pjesë asnjë kandidat i cili ka në tri vitet e fundit është i dënuar për vepër penale.

Mirëpo kjo nuk do ta ndal sipas Tahiri Vetëvendosjen.

Sipas tij partia e Kurtit do ta dërgoj lëndë në Gjykatën Kushtetuese por se nuk pret që një vendim të merret shpejtë.

Tahiri tutje ka shtuar se pret që listat e partive politike me 47 kandidatët për deputet që tashmë nuk po ju lejohet të marrin pjesë në zgjedhje.

Tahiri ka thënë se Vetëvendosje e ka obligim që ta dërgoj listën e re me deputet dhe se sipas tij nuk është e mundur teknikisht që të mbesin vendet bosh në këto lista.

“VV e ka obligim ta qoj listën e re për të votuar qytetarët, tash a do të jetë lista e zbrazët, teknikisht ma merr mendja që jo se lista duhet të ketë renditjen, po e shoh se analistët po thonë se munden me mbet vendet e zbrazëta, por unë nuk mendoj që kjo mund të ndodh, Vetëvendosje duhet të dërgoj listën sepse në të kundërtën konsideroj se rrezikon të mos certifikohet. Meqë kjo i bie se nuk i plotëson kushtetet e kërkuara”, nënvizoj Tahiri.

Ndërsa Vetëvendosje sot pritet ta dërgoj në Supreme, ankesën e saj, në lidhje me vendimin e PZAP për të mos i certifikuar 5 kandidatët e saj në mesin e tyre edhe liderin e saj Albin Kurti.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit