E enjte, 28 Tetor, 2021

15-vjeçarja nga Prizreni që u raportua si e zhdukur dyshohet se është me ish-burrin e motrës

Lexo

- Advertisement - >

G.M., 15-vjeçarja nga Prizreni që nga dita e premte është larguar nga shtëpia.Ajo u nis për në shkollë por nga mësuesi i saj u lajmërua se ajo kishte më shumë se një javë që nuk vijonte mesimin.

Rasti në Polici është raportuar më 22 janar, derisa fotografia e saj është shpërndarë dje nëpër rrjete sociale, ku po kërkohet ndihmë për gjetjen e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë, 15-vjeçarja dyshohet se gjendet në Gjakovë dhe se me të është ish-burri i motrës së saj.Dyshimet janë se 15-vjeçarja është nën shoqërimin e tij si dhe sipas burimeve të Sinjalit, ata janë në një lidhje dashurie.Të njëjta burime bëjnë të ditur se djali që dyshohet se është me 15-vjeçaren, dyshohet se është gjithashtu i zhdukur.

Po ashtu, këto burime tregojnë se hetimet preliminare kanë rezultuar për një largim me dëshirë dhe jo rrëmbim.Gazeta Sinjali mbrëmë ka kontaktuar edhe me babanë e G.M., për ta pyetur nëse ka ndonjë dyshim lidhur me zhdukjen e saj.Ai ka thënë se rastin e kanë raportuar në Polici pasi që vajza e tij kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më.“Është vajzë e sjellshme.

Nuk ka bërë kurrë asnjë punë të keqe. E kemi raportu vetëm si rast në Polici. Me pas dyshime shkoj e marrë çikën e kthej në shtëpi. E din zemra e babës qysh është në këto momente.

Ka qenë duke shku në shkollë, në ora 07:00”, tha ai për Sinjalin.Të gjithë ata që kanë informacione ose e kanë parë G.M., mund të thërrasin në këta numra: 044316673 dhe 044191743.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit