E martë, 30 Nëntor, 2021

Mimoza Kusari: Vetëvendosje do t’i fitojë 60% të votave

Lexo

>

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për mos certifikimin e atyre kandidatëve të partive politike për shkak se në tri vjetët e fundit kanë kryer vepra të ndryshme penale sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo në T7 ka thënë se vendimi i kryetares së KQZ-së Valdete Daka për mos certifikim ka qenë ‘në përputhje me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës’.Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, por është vërtetuar pjesa ku KQZ-ja ia ndalon pjesëmarrjen në garën zgjedhore pesë deputetëve që kanë dënime të formës së prerë.

Kusari-Lila ka thënë se kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburin Aliu i skadon afati më 31 janar, dhe i njëjti lirohet nga ngarkesa që i është vënë.“Në rrethana absurde sikur është rasti me Demaj Murtezi për një dënim trafiku, rast të cilin se ka proceduar as prokuroria as pala dhe ka përfunduar në gjykatë, është kryer me pagesë dënimi.

>

Apo edhe rasti i Aliut afati i të cilit skadon më 31 janar e zgjedhjet janë më 14 shkurt. Do të thotë Liburni edhe katër ditë lirohet nga ngarkesa, të cilën ia kanë vënë. Situata të tilla po shkojnë në ekstremin tjetër”, ka thënë Kusari-Lila.
Kusari-Lila ndërkaq ka thënë se nuk ka pasur kërkesa për radhitjen e saj në listën zgjedhore të Vetëvendosjes, ku ajo ka numrin 18, teksa ka shtuar se kjo parti ka një listë, e cila nuk është as e majtë dhe as e djathtë dhe se në zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas saj do të arrijnë të fitojnë 60 për qind të votave.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur pjesërisht pro ankesave të partive politike për certifikim të listës së kandidatëve për deputetë. PZAP ka vendosur që të certifikohen vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore.

Mbeten jashtë listave të dënuarit me aktgjykim final në tri vjetët e fundit. Në këtë listë përfshihet edhe kandidati i Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, të cilët nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

>

Vendimi i ngjashëm është edhe për Nismën, ndërsa tek AAK-ja, e cila u shpreh se i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve, nuk janë certifikuar Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati.

Edhe këta nuk mund të zëvendësohen me të tjerë.Subjektet që duan të ankohen ndaj këtij vendimi kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme, e kjo e fundit do të ketë tre ditë afat për vendim, ndërsa procesi i certifikimit do të mbyllet më 31 janar.I

Më shumë

Të fundit