E hënë, 25 Tetor, 2021

Ky është vendimi që pritet të marrë sot PZAP-ja për Albin Kurtin

Lexo

- Advertisement - >

Gjatë ditës se sotme Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pritet të marrë një vendim rreth ankesave të bëra nga 9 partitë të cilave nuk iu certifikuan listat e tyre zgjedhore.

E PZAP sipas Albert Krasniqit nga Demokracia Plus pritet që të miratoj pjesërisht këto lista, shkruan Gazeta Infokus.Krasniqi në një intervistë në Fokusin Zgjedhor ka thënë kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin nuk do të iu lejohen nga PZAP-ja të kandidojnë për deputetë.

“Në dritën e kësaj PZAP nuk ka si të vendos ndrysh përveç të miratoj pjesërisht listat e partive politike, e para të kërkojë nga KQZ të certifikojë këto parti politikë, pasi që këto kanë përmbushur kriteret për tu certifikuar dhe për të garuar në zgjedhje.

Por të refuzohet certifikimi i atyre kandidatëve të cilët nuk përmbushin kriteret për tu bërë deputetë .Për shkak që nuk mund të mohet për shembull 105 kandidateve në Lëvizjen Vetëvendosje të garojnë në zgjedhjen vetëm për faktin që 5 nuk i përmbushin kriteret”, ka thënë ai.Intervistën e plotë mund ta ndiqni në ora 16:00

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit