E hënë, 25 Tetor, 2021

Blerim Latifi: Albin Kurti po ecën shtegut të Hashim Thaçit

Lexo

- Advertisement - >

Hashim Thaçi dhe Albin Kurti
Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po e ndjekë rrugën e njëjtë të ish-presidentit, Hashim Thaçi, për ta siguruar pushtetin.
Latifi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka thënë se Vetëvendosja, njësoj sikurse PDK’ja në një kohë, për ta siguruar pushtetin, e ka hapur partinë për persona me diferencime ideologjike.

“Albin Kurti edhe Vetëvendosja e kanë ba një transformim thelbësor ideologjik. Në fazën e pare VV ka qenë një parti puro ideologjike, një orientim të qartë.

Tash çka po shohim? Ka ndodh një lloj reformimi ideologjik. Në LVV ka njerëz nga të gjitha profile ideologjike. Disa e quajnë parti për të gjithë.

Kjo metodë zakonisht përdoret në situate kur një parti ia vendos veti si qëllim me i marrë majet e pushtetit. Albin Kurti ia ka qit veti ni qëllim fundamental: me ardhë me e marrë pushtetinAlbin Kurti në metodologji është duke e ndjekë shtetin e Hashim Thaçit”, ka deklaruar ai.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit