E enjte, 28 Tetor, 2021

Profesori paralajmëron skenarin nëse nuk eliminohet “trashëgimia e Thaçit”

Lexo

- Advertisement - >

Zgjedhjet në vendin tonë po afrohen dita ditës e së bashku me afrimin e tyre po vazhdojnë të jenë prezente aderimet, premtimet e shumta të subjekteve politike.

Është 14 shkurt data që qytetarët e vendit do të zgjedhin përfaaqësuesit e tyre, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo jo gjithçka shkoi ashtu siç qe e planifikuar ishte KQZ ajo e cila ditë më parë nuk cerifikoi dy partitë politike, Nismen dhe LVV-në.

Reagimet pas kësaj qenë të mëdha duke mos u pajtuar aspak me këtë vendim dhe të quajtur edhe të padrejtë.

E në lidhje me këto ngjarje të fundit që ndodhën në vendin tonë, ka folur për “Bota sot”, profesori universitar Enver Bytyçi.

Profesori tregoi në mënyrë kronologjike atë se çfarë po ndodhë në vendin tonë, duke prekur secilen tëmë që tashmë është bërë diskutim nga të gjithë.

ImageEnver BytyçiFOTO GALERI
Bytyçi shprehët që listat e deputetëve u bënë një sherr i madhë në këto zgjedhje, janë dy parti të cilat nuk u certifikuan mirëpo që nuk po duan t’I korrigjojnë ato dhe përfshirja e subjekteve politike siç është kreu i LDK-së, Isa Mustafa që i doli në mbrojtje Dakës.

Politikisht Mustafa nuk përfiton asgjë nga kjo mbrojtje për Dakën thotë profesori mirëpo që qëllimi i tij është mbrojtja siç e quan profesori “mbetjeve” politike të Thaçit.

“Një sherr i madh po bëhet për listat e deputetëve me precedente penale. Vetëvendosja dhe Nisma nuk duan t’i korrigjojnë ato lista, ndërsa KQZ nuk i ka çertifikuar. Në debat nuk janë përfshirë vetëm kryetarja e KQZ-së, Valdete Osmani dhe partitë politike të refuzuara prej saj, por edhe subjektet e tjera politike, si kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Ky i fundit ka marrë në mbrojtje Valdete Dakën dhe ka sulmuar Albin Kurtin. Formalisht duhet respektuar ligji. Por politikisht nuk fiton asgjë Isa Mustafa kur mbron Valdete Dakën, sepse gjithkush e di në Kosovë se kreu i LDK-së mbron mbetjet politike të Hashim Thaçit. Dhe kjo nuk i bën mirë LDK-së. Valdete Daka për nga mënyra si reagon duket qartë se në vend të shfaqë ekuilibër shpreh mllef, arrogancë dhe urrjetje ndaj subjekteve dhe autoriteteve politike anti-Thaçi!Këtij mëllefi i bashkohet edhe Isa Mustafa. Këtu qëndron problemi. Nuk është problem zbatimi i ligjit”, u shpreh Bytyçi.

Tutje profesori parashtron një pyetje, se “Kush duhej të shkonte në prokurori e gjykatë, Isa dhe Hashimi që nënshkruan demarkacionin me humbje territoresh për Kosovën, apo ata që e kundërshtuan këtë akt të turpshëm tradhtie?!

Sipas tij në vend që të shkonin Thaçi e Mustafa të dënoheshin për tradhëti po shkon pala tjetër edhe pse profesori thotë që do të duhej të dy palët por që pala që nënshkroi, Isa dhe Hashimi, duheshin dënuar për tradhëti dhe jo në mënyrë simbolike.

“Por edhe nëse analizojmë zbatimin e ligjit, atëherë del vetëvetiu pyetja se pse Albin Kurti dhe një pjesë e kandidatëve të penalizuar kanë shkuar në dyert e gjykatës?! Unë shtroj pyetjen: Kush duhej të shkonte në prokurori e gjykatë, Isa dhe Hashimi që nënshkruan demarkacionin me humbje territoresh për Kosovën, apo ata që e kundërshtuan këtë akt të turpshëm tradhtie?! Unë them të dy palët. Por pala që nënshkroi, Isa dhe Hashimi, duheshin dënuar për tradhëti dhe jo në mënyrë simbolike. Ata në vend të shkonin vetë para drejtësisë dërguan vetëm palën që kundërshtoi demarkacionin ose asosacionin. Në kushtet e diferencimit politik që bën drejtësia e kapur nga politika e korruptuar në krye Hashim Thaçin, do të duhet një vendim më racional i atyre autoriteteve që përjashtojnë kandidimet. Në fund të fundit shtroj çështjen: A kanë të drejtë institucionet e drejtësisë në Kosovë të ndalojnë dikë që është dënuar politikisht për akte simbolike në ruajtje të sovranitetit të Kosovës, kur po këta kanë mbrojtur krimin e tradhtisë kombëtare të ish-presidentit, i cili është deklaruar disa herë se “punon për ndarjen e Kosovës”, theksoi profesori.

Më tej Bytyçi cek edhe ty zhvillimet e fundit për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ku dy auroritete europiane, qeveria gjermane dhe Grupi Ndërkombëtar i Krizave e pohuan faktin se Thaçi është investuar për ndryshimin e kufijve e këmbimin e territoreve por që këto prova kanë qenë edhe më herët dhe të mos ishin arsyet tjera Thaçi as sot nuk do të ishte në Hagë.

Trashëgimia Thaçi duhet eleminuar sa më parë në Kosovë e më pas të shpresohet për drejtësi. Valdete Daka është një trashëgimi militantësh e ish-presidentit, shtoi më tej profesori.

“Neni 2, pika 2 e kushtetutës së vendit e ndalon këtë veprimtari. Dy ditët e fundit dy auroritete europiane, qeveria gjermane dhe Grupi Ndërkombëtar i Krizave e pohuan faktin se Thaçi është investuar për ndryshimin e kufijve e këmbimin e territoreve. Prova ka patur pa fund. Por nëse Thaçi nuk do ishte në Hagë për arsye tjera, ai do të vijonte të ishte presidenti i vendit edhe pse kreu tradhti kombëtare! Një gjykatë kushtetuese që lejoi shkeljen e kushtetutës nga presidenti turor i kësaj gjykate besoj se nuk ka legjitimitet të mbrojë legjislativin prej personave të dënuar në mbrojtje të këtij territori nga tradhëtia e presidentit të shtetit. Ndërsa KQZ nën presionin e Valdete Dakës dhe Isa Mustafës vazhdoi lojën e sajuar në gjurmët e Hashim Thaçit e në mungesë të tij. Trashëgimia Thaçi duhet eleminuar sa më parë në Kosovë e më pas të shpresohet për drejtësi. Valdete Daka është një trashëgimi militantësh e ish-presidentit. Megjithatë Isa Mustafa ka marrë përsipër rolin e Hashim Thaçit për ta mbrojtur atë nga presidentja në detyrë, Vjosa Osmani”, tha profesori.

Në fund, Bytyçi thotë që nuke di nëse edhe i ndihmon tashmë shkarkimi i Dakës në këto momente edhe pse nuk e meriton të qëndroj as edhe një minutë në atë post.

Sipas profesori ajo ka treguar haptasi se është militante partie sepse eliminimi nga gara e Kurtit lidhet edhe me çështjet politike, sociale dhe e drejtësisë së munguar për të gjatë ushtrimit 52 ditor të detyrës së kryeministrit, e që duhet vënë në balancë të gjitha.

Pa përmendur nuk la profesori as mundësinë e bojkotimin e zgjedhjeve nga ana e VV-së e që thotë Kosova nuk ka luksin për një aktë të tillë.

“Nuk e di nëse i ndihmon çështjes shkarkimi në këtë moment i zonjës Daka. Por me sjelljet e saj ajo dëshmoi se nuk meriton asnjë minutë të qëndrojë në atë post. Ajo u shfaq hapur si militante partie, ndërkohë që kishte të gjitha mundësitë që çështjen t’ia nënshtronte një ekspertize të hapur publike. Eleminimi nga gara e Albin Kurtit nuk është thjesht çështje ligjore formale. Është edhe çështje politike, sociale dhe e drejtësisë së munguar për të gjatë ushtrimit 52 ditor të detyrës së kryeministrit. Të gjitha duhen vënë në balancë. Po sikur të bojkotohen zgjedhjet nga partia më e madhe në vend e konfirmuar si e tillë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019?! Do të bëjë Kosova zgjedhje si ato të Aleksandër Vuçiç në Serbi apo si ato zgjedhjet lokale të Edi Ramës në Shqipëri? Pa opozitë, pa alternativë? A e ka luksin Kosova të dëshmojë akte të tilla politike, pse Valdetes, Isës e dikujt tjetër nuk i pëlqen pamja e Albin Kurtit ose Vjosa Osmanit”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit