E enjte, 28 Tetor, 2021

Arben Gashi i thotë Rron Gjinovcit: Je person i papërgjegjshëm, je ushtar i lodhtë

Lexo

- Advertisement - >

Arben Gashi nga LDK është përplasur me analistin Rron Gjinovcin në emisionin “Pressing” në T7.

Arben Gashi i tha Gjinovcit se nuk merret me të.

“Nuk merrna me ty, dhe refuzoj me komuniku me ty në këtë nivel të akuzës dhe ofendimit personal”, tha Gashi.

Gjinovci i reagoi duke i thënë se nuk mund ta edukoj atë.

“Nuk mundeni mem thanë ju mua, po ju edukoj. Nuk me edukon dot, sa doktor shkencash mashtrues ka në Kosovë, sidomos në partinë tuaj”, tha Gjinovci.

Gashi ia kthej duke e quajtur person të papërgjegjshëm.

“Nuk je ti verifikues i të vërtetës, ti je person i papërgjegjshëm. Se na ishte ti… Ti nuk përfaqëson kurgjë, ti s’ke as mendim, ti je një ushtart i lodhtë”, i tha Gashi, analistit Gjinovci.

Gjinovci ia kthej Gashit duke i thënë se kush është ai që po ofendon.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit