E hënë, 25 Tetor, 2021

Albin Kurti në mesin e 10 liderëve me të pëlqyer në botë”

Lexo

- Advertisement - >

Teologu Mustafë Bajrami përmes një postimi në Facebook ka treguar se rastësisht i hyra një ‘operacioni detektiv’ në Facebook.

Bajrami i cili javë më herët i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë fjalë të mëdha për Kurtin.

Ai e ka renditur Kurtin njërin prej dhjetë liderëve më të pëlqyer në botë.

“Përnjëmend fenomen i paparë edhe në këtë rrafsh. Me afër 100,000 like për 24 orë, Albin Kurti po del të jetë ndër dhjetë liderët më të pëlqyer në botë. Postimet e tij dhe të tjerat rreth tij pëlqehen më shumë se edhe të liderëve të vendeve me popullsi më shumë se 30 milion banorë”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

ImageFOTO GALERI
Rastësisht i hyra një ‘operacioni detektiv’ në Facebook. Thash të shoh sa like marrin liderët botërorë në postimet e tyre, sa marrin postimet rreth tyre, dhe cili është më i forti.

Mbeta pa tekst.

Përnjëmend fenomen i paparë edhe në këtë rrafsh. Me afër 100,000 like për 24 orë, Albin Kurti po del të jetë ndër dhjetë liderët më të pëlqyer në botë. Postimet e tij dhe të tjerat rreth tij pëlqehen më shumë se edhe të liderëve të vendeve me popullsi më shumë se 30 milion banorë.

Veç Merkel e Gjermanisë, Johnson i Britanisë, Erdogan i Turqisë, Jacinda Ardern e New Zelandës, Trudeau i Kanadasë e ndonjë tjetër po mirrnin më shumë.

Rast studimor që do analizë të thellë. Rast i papërsëritur ndër shqiptarët kur është fjala për lidhjen kaq të ngusht mes liderit dhe popullit të tij…!

Zoti i shtoftë edhe Like-t edhe këtë dashuri…!

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit