E enjte, 28 Tetor, 2021

Nënshtrimi i Vjosa Osmanit ndaj Vetëvendosjes” – analisti tregon qëllimin e ‘sulmit’ ndaj KQZ-së

Lexo

- Advertisement - >

U.d. e Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani është në qendër të debateve dhe kritikave, pas deklaratave të saj ndaj KQZ-së dhe Valdete Dakës, shkruan “Bota sot”.

“Kërcënimet” e saj ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me vendimet e saj për certifikimin e listave zgjedhore të partive politike, janë cilësuar si veprime antikushtetuese.

Pasi sipas njohësve të çështjeve kushtetuese dhe politike kjo deklaratë e Osmanit është konflikt interesi, bazuar në pozicionin e saj politik që ka.

Njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haziri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka komentuar deklaratat dhe paralajmërimet e Vjosa Osmanit për shkarkimin e Valdete Dakës.

Ai u shpreh se kritikat e Osmanit ndaj KQZ-së dhe kryetares Valdete Daka, janë kërcënime të hapura ndaj institucioneve të pavarura.

“Kritika e znj. Osmani ndaj KQZ dhe Valdete Dakës, nga pozicioni i saj i U.d. e presidentes së vendit, se do të marrë masa gjoja për shkeljet të cilat pretendohej nga LVV-ja se i ka berë KQZ-ja dhe Valdete Daka, përpos që ishte konflikt interesi i znj. Osmani pasi është kandidate për deputet nga radhët e LVV-se, është po ashtu një kërcënim i hapur ndaj institucioneve të pavarura dhe presion për ta imponuar agjendën e një subjekti të caktuar politik”, deklaroi Haziri.

Analisti tha se me këto veprime të Vjosa Osmanit, po kuptohet se ajo i është nënshtruar ndaj Vetëvendosjes dhe se motoja për ç ‘kapjen e shtetit është vetëm një mashtrim i saj.

“Po ashtu me këtë veprim znj. Osmani tregoi qartë se motoja e subjektit të cilës iu është nënshtruar si satelite, për të ashtuquajturën “ç ‘kapje” të shtetit është vetëm një mashtrim pasi “ç ‘kapja” e shtetit për ta, nënkupton kapjen nga LVV-ja dhe satelitet e saj siç është Vjosa Osmani”, theksoi Haziri.

Në fund, ai tha se kjo formë e sjelljes së Osmanit është hakmarrje e saj ndaj LDK-së dhe veprimet e saj janë plotësisht antikushtetuese

“Pra veprimet e tilla të znj. Osmani nuk janë vetëm veprime si një lloj hakmarrje nda LDK-së, por janë veprime anti-kushtetuese e anti-demokratike pasi këto veprime po vazhdon ti bëjë nga pozicioni i U.d. e presidentes së vendit me agjendë të përcaktuar nga LVV-ja”, përfundoi Haziri.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit