E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Kurtit i ka kaluar dënimi prej 3 vitesh, tregohet gabimi i juristëve

Lexo

- Advertisement - >

Bekim Salihu nga Instituti GAP, ka thënë se më 3 janar 2021 janë bërë 3 vite që kur liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, i është shqiptuar dënimi nga Gjykata Themelore.
Ai ka thënë se juristët dhe analistët, gabimisht po i referohen këtij rasti, duke theksuar se bazë merret koha e shqiptimit të dënimit dhe jo koha e konfirmimit të dënimit nga Gjykata e Apelit (tetor 2018)

Reagimi i Salihut vjen pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ia ka ndaluar kandidimin deputeteve te denuar per veper penale.

“Shqiptimi i dënimit ndaj Albin Kurtit nga Gjykata Themelore në Prishtinë paska ndodhur më 3 janar të vitit 2018, nga kjo kohë, deri tani, kanë kaluar tanimë tri vite.

Gabimi i juristëve dhe analistëve që po i referohen këtij rasti po bëhet kur po merret për bazë jo koha e shqiptimit të dënimit, por koha e konfirmimit të dënimit nga Gjykata e Apelit (tetor 2018). Gjykata e Apelit nuk jep dënim, ajo konfirmon, konteston, shkurton ose plotëson një dënim që e ka shqiptuar Gjykata Themelore.

Në të gjitha vendimet e Gjykatës së Apelit ndaj të dënuarve thuhet se merret parasysh edhe koha e kaluar në paraburgim (çka do të thotë se Apeli e llogarit periudhën e nisjes se një procesi, jo periudhën e përfundimit/konfirmimit të atij procesi.

Reagim sot pati edhe nga Ish kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, i cili tha se “Albin Kurtit i lejohet kandidimi për deputet dhe se nuk ka gjykatë e cila mund t’ia ndaloj kandidimin Albin Kurtit.

Kjo pasi që asnjëri prej tyre nuk është i dënuar me burg, pos me kusht, gjobë e vërejtje gjyqësore, thotë ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Profesori Fejzullah Hasani tha se “Askush nuk ka të drejtë që ata ti ndaloi të marrin pjesë në procesin zgjedhor, përfshirë të drejtën aktive edhe për të votuar dhe të drejtën për tu kandiduar në zgjedhje”.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovë tregoi se vetëm Kodi Penal është ai i cili përcakton pasojat juridike dhe asnjë kod apo ligj tjetër nuk mund ti përcaktoi pasojat juridike përpos Kodit Penal e cila është në natyrën e saj të përacktoi ato.

Sipas tij Kodi Penal jo vetëm i Kosovës, por edhe i disa shteteve tjera në mënyrë eksplicite thotë se dënimi nuk mund të ketë pasoja juridike, kur kemi të bëjmë me këtë lloj të dënimeve, pra me kusht, gjobë dhe vërejtje gjyqësore.

Kujtojmë se aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese e shpalli votën e deputetit Arifi të pavlefshme, duke e dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme. Ky aktgjykim ngriti dilema të shumta lidhur me kandidimin e Albin Kurtit për deputet, megjithatë duket se nga radhët e LV-së Kurti do t’i prijë listës për deputet./meKryeministrin.info

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit