E hënë, 18 Tetor, 2021

Hoxhaj për Kurtin e Haradinajn: Nuk mund të kemi kryeministra që prishin punë me Evropën e Amerikën

Lexo

- Advertisement - >

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënës se Kosovës nuk i dihet një kryeministër si Ramush Haradinaj që sipas tij, i prishi punët me Evropën dhe një kryeministër si Albin Kurti, që sipas tij i prishi punët me Amerikën.

Ai thotë se Kosovës i duhet një kryeministër që i ruan marrëdhëniet me shtetet mike, e jo të atillë që prishin marrëdhëniet me to.

“Ne nuk mundemi më me pas kryeministra ku njëri merr në thua dhe na prish me Evropën qysh na pati prishur Ramush Haradinaj. Ia merrke mendja që mund të shtyhet me Angela Merkel dhe me Macron dhe i la të rinjtë, të rejat e Gjilanit dhe krejt qytetarët e Kosovës pa viza. Apo Albini i cili na prishi me Amerikën.

N”e nuk jemi as Kinë, as Rusia, as Gjermania, e cila mund të bartë këtë barrë. Neve na vyen një politikë e mençur, neve na vyjnë t’i ruajmë arritjet që i kemi arritur deri tash bashkë”, ka theksuar ai në Gjilan ku ka takuar pensionistët në komunë.”

Hoxhaj, u është zotuar pensionistëve të Gjilanit se do të ketë rritje të pensioneve dhe se do të kenë trajtim dinjitoz.

Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen me 14 shkurt.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit