E enjte, 28 Tetor, 2021

Gjykata Speciale refuzon kërkesën për lirimin e Kadri Veselit

Lexo

- Advertisement - >

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirimin e tij nga paraburgimi.

Ben Emmerson kishte kërkuar që klienti i tij të lirohet përkohësisht nga paraburgimi duke ofruar një listë me kushte që do të plotësoheshin nëse Veseli do të lirohej.

Vendimin për refuzimin e kërkesës e ka marrë gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte dërguar Gjykatës dokumente me argumente duke kërkuar që Veseli të mos lirohej me arsyen se ekziston “një rrezik i vazhdueshëm për arratisjes që vetëm do të rritet nëse Veseli merr vesh të gjithë provat kundër tij”.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit