E enjte, 28 Tetor, 2021

Fitoren tonë s’ka kush që mund ta ndal

Lexo

- Advertisement - >

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj sot ishte në vendlindjen e tij në Banjë ku thotë se ata janë mobilizuar fuqishëm në mbështetje të tij për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se fitoren tonë nuk ka kush që mund ta ndalë, madje as tryezat e kalkulimeve.

Sipas tij, e ardhmja e vendit është në duar të sigurta vetëm duke mbështetur listën e kandidatëve për deputetë të Nismës.

Postimi i plotë:

Në vendlindjen time në Banjë, në lagjen e kryetarit Begaj, të cilit i urova shërim të plotë, sonte takova bashkëvendësit e mi, të cilët si kurrë më parë janë mobilizuar fuqishëm në mbështetje të Nismës Socialdemokrate dhe projektit tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Fitoren tonë s’ka kush që mund ta ndal, madje as tryezat e kalkulimeve, sepse fryma dhe vullneti për bashkim i bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve që e duan vendin, janë rreshtuar krah nesh, krah projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe krah fitores së zërit të UÇK-së.

E ardhmja e vendit dhe vlerat tona kombëtare janë më të sigurta vetëm duke mbështetur listën e kandidatëve tanë për deputetë, të cilët i përfaqësojnë më së miri vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilat po luftojmë që t’i ruajmë e t’i mbrojmë.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit