E martë, 19 Tetor, 2021

Biden nis menjëherë punën, do të ndryshojë marrëveshjen e Trump

Lexo

- Advertisement - >

Shtetet e Bashkuara synojnë të rishikojnë marrëveshjen e arritur me talibanët vitin e kaluar, ashtu që të vërtetojnë nëse grupi militant është duke realizuar përkushtimet e bëra sipas marrëveshjes afgane për paqen. Jake Sullivan, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, ka folur me homologun e tij afgan, Hamdullah Mohib, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, më 22 janar.

Sipas marrëveshjes midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, të nënshkruar në shkurt të vitit të kaluar, të gjitha forcat e huaja do të largohen nga Afganistani në maj të vitit 2021, në këmbim të ofrimit të garancive për siguri nga grupi militant, përfshirë shkëputjen e lidhjeve me Al-Kaidën.

Disa talibanë të burgosur shihen, duke u liruar nga një burg në Bagram, Afganistan. Qeveria afgane dhe negociatorët talibanë kanë bërë përparim të vogël prej kur kanë nisur bisedimet në Katar, në vjeshtë të vitit 2020. Ulja e shkallës së dhunës dhe thirrjet për armëpushim, kanë qenë ndër temat kyç të diskutimit.

Sullivan ka theksuar se administrata e re e Bidenit “do të mbështesë procesin e paqes përmes përpjekjeve diplomatike, të cilat synojnë t’iu ndihmojnë palëve të arrijnë marrëveshje të qëndrueshme dhe armëpushim të përhershëm”, është thënë në deklaratë. Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë edhe marrëveshjen e arritur në kohën e administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, “për të vërtetuar nëse talibanët janë duke vepruar sipas përkushtimeve për të shkëputur lidhjet me grupe terroriste, për të ulur shkallën e dhunës në Afganistan dhe nëse po marrin pjesë në negociata kuptimplota me Qeverinë afgane”.

Sullivani dhe homologu i tij afgan kanë diskutuar edhe “mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për mbrojtje të arritjeve të jashtëzakonshme të grave, vajzave dhe grupeve pakicë në Afganistan, në kuadër në procesit të paqes”.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit