E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Moscertifikimi i listës së VV-së, Kurteshi: Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore, Daka mban anën e PDK-së dhe LDK-së

Lexo

- Advertisement - >

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka bërë të ditur se ky subjekt politik do t’i ndërmarrë të gjitha rrugët ligjore pas mos certifikimit të listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.

Ai në një konferencë për media ka thënë se beson që Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykata Supreme do të ndryshojnë këtë vendim të KQZ-së.

“LVV-ja do t’i përdorë të gjitha rrugët ligjore, do të veprojmë sipas rrugës së Kushtetutës që është në dispozicion. KQZ-ja nuk ka kërkuar nga ne të bëjmë ndërrime të emrave të kandidatëve, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) nuk merr vendime vetëm i ofron KQZ-së informata si të veprohet për personat që kanë çfarëdo dënimi të plotfuqishëm nga një gjykatë në Kosovë”.

“Ne nuk mendojmë, por jemi të bindur që LVV-ja do të garojë më 14 shkurt, si subjekt që do t’i fitojë zgjedhjet. Besoj se PZAP dhe Gjykata Supreme do të vendosin në favorin tonë sa i përket mos certifikimit të listës”.

“KQZ-ja në krye me Valdete Dakën ka treguar anshmërinë dhe përkushtimit që të jenë në dispozicion të PDK-së dhe LDK-së”, ka thënë Kurteshi.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit