E hënë, 25 Tetor, 2021

LAJMI I FUNDIT: Albin Kurtit dhe të tjerëve do t’iu lejohet kandidimi në zgjedhje

Lexo

- Advertisement - >

47 kandidatët për deputet që u vlerësua që kanë probleme me ligjin do të mund të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Një dokument i Zyrës për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike që e ka publikuar Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë që rekomandon certifikimin e të gjithë këtyre kandidatëve, njofton Klan Kosova.

Rrustemi, i cili ka qenë edhe anëtar i KQZ-së nga VV, ka thënë se ky rekomandim s’mund të ndryshohet nga anëtarët e KQZ-së që vijnë nga partitë politike.

“Sot KQZ-ja e ka përpara rekomandimin për të certifikuar kandidatët. Çfarëdo veprimi tjetër do të ishte antikushtetues dhe krejtësisht politik për të luftuar një subjekt politik siç është Lëvizja”, ka shkruar ai.

KQZ është në mbledhje dhe do të merr vendim edhe për këtë çështje.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit