E enjte, 28 Tetor, 2021

Kurteshi (LVV): Daka me LDK-në dhe PDK-në po bëjnë presion mbi Zyrën për Regjistrim të Partive

Lexo

- Advertisement - >

Anëtari i KQZ-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka akuzuar kryetaren e këtij komisioni Valdete Daka, bashkë me PDK-në dhe LDK-në se po bën presion ndaj Zyrës për Regjistrim të Partive aty.

“Po bëjnë presion për selektim negativ të listave të kandidatëve”, është shprehur Kurteshi, njofton KlanKosova.tv.

Ai ka kërkuar që listat e kandidatëve për deputetë të miratohen në pako, gjë të cilën e ka kundërshtuar Daka, duke cituar ligjin.

“Dalëngadalë po rrëshqasim në binarët e krijimit të selektimit diskriminues të partive politike, të listave të kandidatëve. Zyra për Regjistrim të Partive Politike e ka bërë një rekomandim. Meqenëse dikush bën presion ta pengojë dhe bën presion mbi zyrën. Kërkojmë që rekomandimi i zyrës të dalë në votim dhe të votohet”.

“Po e shoh hapur tendencën e selektimit negativ, secili veç e veç, përpjekjen për eliminim politik të partive dhe listave të caktuara”.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit