E hënë, 25 Tetor, 2021

Kryqin e shkavit asht mirë m’ja ngul në ballë” – KërCënlme e ofendime në grupin meKryeministri ndaj Dakës

Lexo

- Advertisement - >

Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka marrë kërcën Ime të shumta pasi 47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore janë shpallur fajtor në tri vitet e fundit, në mesin e tyre edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ofendimet e sharjet ndaj saj ishin të shumta në rrjetet sociale. Në grupin “MeKryeministrin”, i cili menaxhohet nga vëllai i deputetes së VV’së, Fitore Pacollit, është postuar një fotografi e Valdete Dakës në fron, e cila u përcjellë me sharje, madje disa prej tyre edhe ia uruan vdek jen.

Disa nga komentet ishin: “Farë e f**qt he bota nanen ia q**ft”, “e shpifur”, “hajdujka”.

Njëri nga komentuesit tha se “n’sabah kryqin e shkavin asht mire m’ja ngul në ball”.

Këto fyerje e sharje erdhën pasi nënkryetari i Kryesisë së VV-së, Glauk Konjufca, dy ditë më parë, në një emision televiziv, ka thënë se Valdete Daka po vepron kundër Albin Kurtit.

“Personi i cili ne KQZ po ndikon qe edhe kërkesa me qene sugjestive dhe kundër Albin Kurtit është Valdete Daka. Ata kurgjo nuk po zbatojnë (KQZ), po duan eliminim politik”, ka thënë Konjufca.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Dakës, ku të nesërmen mbajti një konferencë për media e cila tha se kërcën lmet publike të bëra në drejtim të saj janë të rrezikshme, të paprecedenta të cilat ia kanë shqetësuar familjen.

Madje ajo tha se akuzat e partive politike në adresë të institucionit që drejton dhe vetë saj janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e pavarur me qëllim të pamundësimit të zbatimit të Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi.

Ndërsa, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës ku pritet të vendos për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit