E hënë, 25 Tetor, 2021

Konjufca: Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit!

Lexo

- Advertisement - >

Anëtari i kryesisë së LVV-së, Glauk Konjufca përmes një postimi ka thënë se Valdetet Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit.

Sipas Konjufcës, të drejtat e njeriut dhe demokracisë nuk mund të determinohen nga një forum politik.

Postimi i plotë:

Sot u pa qartë për çka e pata fjalën pardje kur thashë që Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit.I ftoj tash të gjithë ata që dje i thonin VV-së “të respektohet ligjshmëria”, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Certifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit.

Nëse ky rekomandim nuk zbatohet, atëherë kush nuk po i zbaton vendimet “veç kur nuk po i konvenojnë”? VV-ja a Valdete Daka?

Nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyres profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eleminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit