E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Gërvalla sulmon ish-partinë: Në LDK gjithçka ka, vetëm demokraci jo

Lexo

- Advertisement - >

Kandidatja për deputete nga Lista Vjosa, Donika Gërvalla-Schwarz, ka sulmuar ish-partinë, Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të cilën tha se në të nuk mund të gjendet më rugovizëm dhe as demokraci.

Gërvalla si ish-deputete e LDK-së, tutje u shpreh se subjekti që dikur përfaqësonte, tashmë po ndërtohet mbi diktat, jo në partinë të cilën dikur i përkiste presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, njofton Klan Kosova.

”Rugovizmi në filozofinë e dr Rugovës përkufizohet me tri fjalë: Liri, pavarësi, demokraci”.”E treta është po kaq e rëndësishme sa liria dhe demokracia”.”Në partinë e cila sot ka shumë dëshirë ta thërret veten Lidhje, dhe jo LDK, gjithçka ka vetëm demokraci nuk ka”.

”Që aty lirisht po e diskualifikojmë rugovizmin sepse është një prej tre shtyllave kryesore. Një parti që ndërtohet mbi diktat, dhe jo mbi struktura demokratike, shumë pak Rugovë gjeni në të”

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit