E hënë, 25 Tetor, 2021

Ymeri: Albin Kurti po mendon ta zëvendësojë Hashim Thaçin

Lexo

- Advertisement - >

Analisti Visar Ymeri, tha se përveç kërcënimeve të VV-së që po i bëhen kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës, shqetësuese e sheh edhe një deklaratë të Albin Kurtit.

Ymeri, deklaratën e Kurtit kur tha se Hashim Thaçi u takua për një darkë vitin e kaluar me Grenellin, por ajo ndodhi para një viti, e sheh si ‘kullje’ të Kurtit, që do ta zëvendësojë Thaçin, për nga pushteti, pasi ky i fundit ndodhet në Hagë.

“Kurti tha se Thaçi u takua me Grenellin për një darkë, por ajo ndodhi para një viti, nuk ndodh më, çfarë do të thotë kjo? Kjo çka tha Kurti, mund të lexohet edhe kështu, Thaçi më nuk është këtu, unë kullna ktu, pra kjo është shqetësuese sesi është thënë, Kurti nuk do duhej të ishte si zëvendësues i pushtetit”, tha Ymeri në Debat Plus.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit