E martë, 30 Nëntor, 2021

Qorolli: KQZ do të vendosë me vota nëse do të lejohen të garojnë në zgjedhje Kurti e të tjerët

Lexo

>

Vigan Qorolli, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë se KQZ nuk ka vendosur për mos certifikimin e disa kandidatëve në zgjedhje, por sipas tij ky është një vendim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Qorolli thotë në “Debat Plus” thotë se KQZ si institucion i përbërë nga të gjitha partitë politike do të vendos në mënyrë kolegjiale nëse do t’i certifikojë apo jo këta kandidatë në zgjedhje.

“KQZ si organ kolegjial do të vendos me vota. Një votë më tepër ndikon në këtë vendim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

>

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare thotë se nëse KQZ iu ndalon kandidimin këtyre kandidatëve ata mund të ankohen në PZAP dhe Gjykatën Supreme.

Qorrolli thotë se është shkelje e të drejtave të njeriut nëse një person nuk lejohet të kandidojë në zgjedhje për shkak se një person ka mundur të bëjë ndonjë aksident në trafik.

“Gjykatësi mund ta penalizojë këtë person të garojë në zgjedhje duke gjetur ndonjë arsyetim për këtë aksident”, tha ndër të tjera Vigan Qorrolli.

>
>

Më shumë

Të fundit