E enjte, 28 Tetor, 2021

Gecaj: Individë si Albin Kurti janë soji më i rrezikshëm në faqen e dheut

Lexo

- Advertisement - >

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj i ka reaguar liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit i cili sot së bashku me Vjosa Osmanin kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Gecaj ka shkruar se individë si Albin Kurti janë soji më i rrezikshëm në faqen e dheut.

“Individë si Albin Kurti janë soji më i rrezikshëm në faqen e dheut, sepse janë në gjendje të bëjnë bash gjithçka e të shkelin çdo parim për të arritë qëllimin e nënshtrimit dhe shtrirjes së diktatit ndaj masave të gjëra.

Postimi i tij:Individë si Albin Kurti janë soji më i rrezikshëm në faqen e dheut, sepse janë në gjendje të bëjnë bash gjithçka e të shkelin çdo parim për të arritë qëllimin e nënshtrimit dhe shtrirjes së diktatit ndaj masave të gjëra.

Machiavelli:
“Një sundimtar i mençur nuk duhet ta mbajë besën kurrë nëse duke bërë kështu do të jetë kundër interesave të tij!”
“Ne e dimë politikën dhe sjelljen e Rugovës, ideja e Rugovës ka qenë ta pengojë dhe të bllokojë çfarëdo dinamizmi të jetës dhe çfarëdo lëvizje çlirimtare dhe rezistencës aktive”, kishte deklaruar makiavelisti Kurti në vitin 2002, e sot shtiret bashkë me shtirësen tjetër se respekton të njëjtin, me qëllim e vetëm të grabitjes së votave!

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit