E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Vetëvendosja vendos që ky person ta zëvendësojë Kurtin si numër një në listë

Lexo

- Advertisement - >

Albin Kurti do të mbetet jashtë garës zgjedhore, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila nuk e lejon asnjë kandidatë të garojë në zgjedhje, nëse i/e njëjta ka vepër penale në tri vitet e fundit.

Lëvizja Vetëvendosje menjëherë ka ndërmarrë veprimin e radhës, për ta zëvendësuar Kurtin në listë.

Sipas burimeve, numri 3 në listë, Glauk Konjufca, do të jetë bartës i listës në vend të Kurtit.

Vjosa Osmani do të mbetet numër 2 në listë.

Gjithashtu mësohet se do të bëhen disa ndryshime në listë, pasi që edhe Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu do të mbeten jashtë.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit