E enjte, 28 Tetor, 2021

Arben Gashi: Kryengritja Rugoviste në kutinë e votimit, do të jetë përgjigja për sondazhistët e korruptuar

Lexo

- Advertisement - >

Një sondazh i publikuar gjatë natës së mbrëmshme e ka nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve me 54.1 për qind. Pas saj, sipas sondazhit vije Partia Demokratike e Kosovës me 14.9 për qind.

Sondazhi është bërë publik në RTV Dukagjini dhe ekipin që e ka bërë sondazhin e ka udhëhequr Armend Muja, deri në ditën që ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndaj këtij sondazhi ka pasur reagime të shumta, duke e cilësuar si sondazh të porositur nga Lëviza Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

Një gjë të tillë po e aludon edhe zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka quajtur të korruptuar sondazhet e publikuara në televizione.

Gashi ka shkruar se kryengritja rugoviste në kutinë e votimit, do të jetë përgjigja për sondazhistët e korruptuar.

“Kryengritja Rugoviste ne kutine e votimit, do te jete pergjigja per sondazhistet e korruptuar. Tjerat vijne pastaj”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit