E enjte, 28 Tetor, 2021

PDK heq foton e Kadri Veselit me Donald Trump, e vendos me Hashim Thaçin

Lexo

- Advertisement - >

Partia Demokratike e Kosovës ka zëvendësuar fotografitë e vendosura në muret e objektit të selisë qendrore në qendër të Prishtinës.

Ndërsa më parë ishin të vendosura billbordet nga fushata e zgjedhjeve nacionale paraprake të vitit 2019, foto e Kadri Veselit me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ajo tashmë është hequr.

Në anën e përparme të objektit, është vendosur fotografia e përbashkët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Fotografitë e heronjve të luftës dhe të paqes, udhëheqësve të UÇK-së dhe liderëve të PDK-së janë vendosur edhe në anën e pasme të objektit të selisë qendrore të PDK-së.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit