E martë, 19 Tetor, 2021

Kujtim Shala: S’mund t’i ofronim më shumë Vjosa Osmanit se kandidate për kryeministre

Lexo

- Advertisement - >

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, ka komentuar edhe bashkëpunimin dhe marrëveshjen e liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Ai në Rubikon tha që kjo është çështje e vullnetit, derisa foli edhe për përjashtimin e Osmanit nga LDK, transmeton Indeksonline.

“Është çështje e vullnetit të tyre, janë bashkë në një listë, s’kam ndonjë koment tjetër, çështje e vullnetit, por edhe e zgjedhjeve personale.

Vjosa e ka parë të pamundur, do të duhej ta spjegonte ajo pse s’është në listën e LDK-së. Për shkak se Vjosa fillimisht kundërshtonte vendimet e LDK-së, pastaj u kthye në një kundërshtare të qeverisë së LDK-së dhe më pas të LDK-së.

Vjosa sot është kundërshtare politike, në kuptimin personal jemi si gjithmonë. Do të ishte sërish kandidatë për kryeministre. Kam bisedu me të vazhdimisht, ne jemi aty, Vjosa u largua. Një hapësirë politike s’mund të jap hapësirë më të madhe se të kandidojë për kryeministre.

A mund të punojë kundër partisë një nënkryetar i partisë? Nuk e ka kap asnjë spjegim logjik, në atë rrafsh nëse s’respektojnë shumicën, e pamundur të punojmë bashkë”, tha Shala.

Ai foli edhe për prishjen e koalicionit me VV-në, duke thënë se gjithçka nisi me lirimin nga detyra të Agim Veliut.

“Kurti, liroj nga detyra ministrin e Brendshëm, në kundërshtim me marrëveshjen dhe atë ditë, ajo qeveri ra për këtë arsye, por kishte edhe çështje shumë më të rëndësishme. Kishte të bënte me raportet me ShBA-të dhe ne kishim qëndrime të tjera dhe pretendime të tjera”./

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit