E enjte, 28 Tetor, 2021

Gjobiten me nga 2 mijë euro Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Lexo

- Advertisement - >

Inspektorati i komunës së Prishtinës, ka dënuar me nga 2 mijë euro gjobë, partinë e Ramush Haradinaj dhe atë të Fatmir Limajt.

AAK dhe Nisma i kanë marrë këto dënime për shkak të shkeljes së masave anti-Covid.

Lajmin e ka bërë të ditur Adonis Tahiri, drejtori i Inspeksionit të komunës së Prishtinës.

Postimi i Tahirit:

Askush mbi ligjin!

Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi.

Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të Kryeqytetit.

Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, vlen për të gjithë!

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit