E hënë, 25 Tetor, 2021

Bytyçi i PDK-së: Në mungesë të programit serioz, VV po na ofron nudizëm

Lexo

- Advertisement - >

Zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi, ka reaguar pas deklaratave të kandidates për deputete nga lista e VV-së, Adriana Matoshi, e cila në një deklaratë është shprehur se është e gatshme për foto nudo.

Në një postim në Facebook, Bytyci është shprehur se pikërisht partia e Albin Kurti, sipas tij, në mungesë të një programi serioz po ofron nudizëm.

“Në mungesë të një programi serioz, Lëvizja Vetëvendosje po na ofron alternativa “artistike”. Nudizmi në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk do të ishte skandalizimi i vetëm që kjo parti ia bën institucionit më të lartë të shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit