E enjte, 28 Tetor, 2021

Çmimet e derivateve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, dallime të dukshme

Lexo

- Advertisement - >

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj kanë pësuar një rritje të ndjeshme, rritje kjo që ka ardhur si pasojë e ngritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare, shkruan IndeksOnline.

Kështu ka bërë të ditur për IndeksOnline, Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve.

Ai ka bërë të ditur se në Kosovë aktualisht çmimi i dizellit sillet nga 0.94 cent deri në 1 euro, ndërsa benzina nga 0.95 cent e deri në 1.1 euro.

“Ka rritje te çmimit ne tregjet ndërkombëtare ku edhe te ne ka reflektim te rritjes se çmimi. Çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC. Shkaku i pandemisë është zvogëlua prodhimi nga organizata prodhuese OPEC dhe kem rritje te çmimit”.

Ai tutje ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në Rajon, përveç Maqedonisë Veriore e cila e ka akcizën për 0.22 cent më të lirë.

Ndërsa ka theksuar se në Shqipëri çmimi i sotëm për dizell është 1.27 cent ndërsa i benzinës në 1.30 cent.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit