E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Po mbaron koha e komandantëve – Hashim Thaça e Ismet Beqira nuk kemi për të parë më”

Lexo

- Advertisement - >

Analisti politik, Krenar Shala, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pritja e parë nga Qeveria e re është zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës.

Shala konsideron se tashmë qytetarët e Kosovës po e presin ndryshimin, dhe jo përsëritjen e zgjedhjeve.

Kurse, mes tjerash ai shprehet se po mbaron edhe koha e komandantëve, ndërsa krejt në fund potencon se Thaça e Beqira nuk kemi për të parë më në pushtet.

Ja shkrimi i tij:

Çka duhet me pritë prej Qeverisë së ardhshme të ndryshimit?

Ma s’pari me e zgjedhë Presidentin. Jo me na qu n’zgjedhje prapë. As nuk e kemi luksin, e as energjinë me i hi prap një cikli tjetër zgjedhor. Tek e fundit, qytetarët po presin ndryshim, jo përsëritje të zgjedhjeve.

Tjetra? Duke e ditë që oshtë vështirë me ndërtu shtet; duke e ditë që partitë e vjetra e kanë futë Kosovën në lloq t’gjallë, atëherë pritjet duhet me i pasë të vogla, sepse edhe dëshpërimin kemi me e pasë të vogël në rast se nuk përmbushen synimet e proklamime të qeverisë së ardhshme.

Ajo çka duhet të presim dhe që duhet të jemi të knaqun oshtë që më në fund, po kalojnë në histori qeverisjet e komandantëve dhe njerëzve që e shohin shtetin si mjet për plaçkë. E dyta, ka me u rritë domosdoshmërish niveli i standardit qeverisës. Që i bie që prej ni qeverisjeje që osht karakterizu me mesatarisht 5 skandale në ditë në një qeverisje që skandal munet me u bo nëse kryeministri i ardhshëm Kurti harron me e mshelë shlicin në mbledhje të qeverisë, dhe e fundit por jo nga rëndësia – ajo çka duhet të presim oshtë që qeverisja e ardhshme domosdo ka me e rritë nivelin e standardit në qatë stad sa që mo Hashim Thaçat edhe Ismet Beqirat mos me mujt me ardhë në pushtet mo.

A nuk oshtë sukses që mas qeverisë Kurti me ardhë ni qeverisje tjetër e po atij niveli?

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit