E enjte, 28 Tetor, 2021

Lladrovci-Vehbi Kajtazit: Moti jam përballur dhe përballem me shpifjet e ish-regjimit kriminal

Lexo

- Advertisement - >

Pas akuzave që bëri gazetari Vehbi Kajtazi për kreun e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, si ai është një prej personave që e kanë dërguar Hashim Thaçin në Hagë, për rastin e Behajdin Hallaqit, ka reaguar Ramiz Lladrovci.

Lladrovci pak më parë publikoi një profilin e tij në Facebook, një foto së bashku me ish- presidentin Thaçi, duke i dërguar edhe një herë mesazhe të forta ndaj gazetarit Kajtazi.

“Të vërtetat e dhimbshme, po i ngacmojnë ende pasardhësit shpirtëror të mendësisë kriminale të ish regjimit. Porosi për gazetarucin: Moti jam përballur dhe përballem me shpifjet e ish-regjimit kriminal, ju njoh mirë. E di, ju dhemb shumë e vërteta, por të kaluarën nuk mund ta korrigjoni!”, ka shkruar Lladrovci

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit