E martë, 19 Tetor, 2021

Ish-ushtari i UÇK dhe menaxheri shumëvjeçar, Driton Hyseni, kandidat i VV-së për deputet

Lexo

- Advertisement - >

Lëvizja Vetvëvendosje, i ka bërë publike 110 kandidatët me të cilët do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në mesin e tyre, është edhe Driton Hyseni, bashkëpunëtor i Adem Demaçit e Albin Kurtit, në zyren politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ai ka qenë pjesë edhe e TMK-së dhe menaxher shumëvjeçar në Aeroportin “Adem Jashari”.

Driton Hyseni, me prejardhje është nga Podujeva dhe në zyrtarizimin e kandidaturës së tij, tha se qëllimi i tij gjithmonë ka qenë të bëjë gjëra të mira për atdhe.
Shkrimi i plotë nga ai:Sot nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari Kurti mora besimin për kandidim për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Është ky vullneti e dëshira e kahmotshme që ta kem mundësinë që edhe në këtë mënyrë t’i shërbej atdheut dhe bashkëkombasëve tanë. Nëse edhe votuesit ma besojnë këtë përgjegjësi, detyrën e deputetit do ta ushtroj me nder, dhe në shërbim të plotë të interesave të vendit tim.Për këtë ju jap fjalën.I juaji, Dritoni

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit