E hënë, 25 Tetor, 2021

Haliti flet për takimin me Adem Jasharin në Tiranë, tregon si i kishte raportet me të

Lexo

- Advertisement - >

Nënkryetari i PDK-së dhe njëri nga personat kryesor në themelimin e UÇK-së, Xhavit Haliti, ka folur për takimin me Komandantin Adem Jashari.

Haliti në rrëfimin e tij për periudhën e paraluftës, ka thënë se Adem Jasharin e ka takuar në Tiranë.

Ai tregon se në atë kohë, (vitet e 90-ta), kishin ndodhur edhe arrestime të grupeve shqiptare nga organet e policisë dhe UDB-ës.

“Komandantin Adem Jashari e kam takuar në Tiranë, pas ushtrimeve të para që kanë qenë atje. Ka qenë në grup i cili ishte futur në Kosovë dhe ishin identifikuar atëherë nga organet e policisë dhe UDB-ës, u bënë edhe arrestimet. Ademi nuk jam i sigurt nëse ka hyrë në Kosovë më ta dhe është kthyer prapë në Shqipëri. Në një periudhë kohore kam qëndruar në një shtëpi të oficerëve në Tiranë”, tha ai.

Haliti theksoi se me Adem Jasharin pas kthimit nga Tirana e themelimit të UÇK-së, ka pasur takime përmes të tjerëve, përfshirë Thaçin, Veselin, Selimin.

“Herë pas here kemi qëndru bashkë, kemi pi kafe. Me Ademin nuk e kam pasë raporte, Komandant – Ushtar, por shoqërinë e kemi pasur aty për aty me shumë të tjerë…Pas themelimit të UÇK-së dhe pas kthimit të Ademit, unë kam korrespodu me të përmes të tjerëve. Përmes Nait Hasanit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ahmet Haxhiut…”, tha Haliti, njofton Telegrafi.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit