E hënë, 25 Tetor, 2021

Biznesmeni kosovar nuk e harron zanatin: Edhe këtë vit u jep punëtorëve rrogën e 14-të

Lexo

- Advertisement - >

Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj, edhe sivjet ua ka paguar rrogën e 14-të punëtorëve të tij.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Piraj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

E gjithë kjo pasi sipas tij, është arritur për shkak të suksesit të kompanisë që e drejton.

Ai ka thënë se falë konsumatorëve është arritur që të tregohet se edhe në Kosovë ka kapacitete që të prodhohen produkte të cilësisë së rangut më të lartë botëror.

Kujtojmë se pavarësisht vështirësive ekonomike me të cilat po përballen bizneset kosovare si pasojë e pandemisë COVID-19, Piraj në korrik të vitit 2020 ua kishte ekzekutuar punëtorëve të tij edhe rrogën e 13-të.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit