E martë, 19 Tetor, 2021

LDK me akuza për aktivistët e LVV-së, thotë se u munduan të ua marrin paratë nga llogaritë bankare mërgatës

Lexo

- Advertisement - >

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas LDK-së, aktivistë të LVV-së kanë tentuar që të krijojnë faqe online për të manipuluar vullnetin politikë të mërgatës dhe duke tentuar t’ua marrin mjetet financiare nga llogaritë bankare, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e shqetësuar nga akti i sotëm i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje aë krijoi një faqe online për të manipuluar vullnetin politik të mërgatës sonë, madje duke tentuar që atyre t’u marrin edhe mjete financiare nga llogaritë bankare.

Prej vitesh Vetëvendosje ka nisur manipulimin dhe helmimin e diasporës, nëpërmes propagandës majtiste, gjoja se Kosova është një vend i paperspektivë në të cilin nuk jetohet. Kjo propagandë po ndikon në përçarje kombëtare dhe po dekurajon bashkatdhetarët tanë për të kontribuar për familjet dhe shtetin e tyre. Siç duket kësaj partie nuk i kanë mjaftuar instrumentet e deritanishme, por ka kaluar edhe në hapin tjetër, zhvatjen financiare të diasporës sonë nëpërmjet faqeve elektronike jo ligjore. LDK u bën thirrje të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, që të mos bien pre e këtyre manipulimeve, të cilat bien ndesh me ligjin dhe ushqejnë propagandën politike.

Lidhja Demokratike u bën thirrje organeve të drejtësisë, që të bashkëpunojnë me homologët e tyre në Evropë, për të denoncuar, ndaluar dhe dënuar këta militantë politikë që po bëjnë keqpërdorimin e diasporës sonë. LDK-ja kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë, shoqëria civile dhe mediat, që t’i evidentojnë këto shkelje dhe t’i adresojnë tek organet kompetente. LDK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes që të sillet konform rregullave demokratike të organizimit të zgjedhjeve dhe të mos provojë ndryshimin e vullnetit të sovranit me mjete të paligjshme dhe praktika abuzive.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit