E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Infermieri që mbajti grevë 26 ditë aderon në PDK

Lexo

- Advertisement - >

Infermieri Enlirat Duraku i cili tha se mbajti grevë 26 ditëshe për rritjen e pagesës për ndërrime, i është rikthyer politikës.

Duraku nga Partia Fjala e Gëzim Kelmendit, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së në komunën e Prishtinës Bujar Cakolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se Duraku është rikthyer në këtë parti.

“Me Enlirat Durakun, infermierin që për 26 ditë rresht sakrifikoi veten në mbrojtje të kërkesave të drejta të mijëra infermierëve të Kosovës.Profesionist dhe intelektual i vyer i vendit, i cili shpreh gatishmërinë dhe vullnetin që angazhimin e tij ta vazhdojë aty ku e nisi, brenda shtëpisë më të madhe politike në vend, në Partinë Demokratike të Kosovës. Bashkëthemelues të PDK-së në Prishtinë më shumë se dy dekada më parë, tani, sërish bashkë në vizionin e PDK-së për Rimikëmbjen e shtetit”, ka shkruar Cakolli.

Vetë, Duraku në rrjetin social Facebook, ka postuar fotografi me logon e Partisë Demokratike të Kosovës dhe sloganit Rimëkëmbje.

“Unë mendoj dhe i qëndroj mbrapa mendimit që një infermier në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të thotë që të gjithë jemi aty. Politika duhet t’i shërbej infermierit dhe jo infermieri t’i shërbej politikës. Pasi politika nuk po vije tek infermieri, ne do u’a dërgojmë infermierin politikës”, ka shkruar Duraku.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit