E martë, 30 Nëntor, 2021

Fushë Kosovë: I hapet dera por nuk i vjen lifti, bie në katin përdhesë

Lexo

>

Një person është lënduar pasi që ju kishte hapur dera e ashensorit, mirëpo kabina nuk kishte ardhur dhe ai ka rënë në katin përdhesë.

Ai pas tretmanit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është liruar.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14 e 30 minuta në Fushë Kosovë.

>

Në Stacionin Policor janë shoqëruar investitori i objektit dhe mirëmbajtësi i objektit) dhe një mashkull shtetas i huaj nga kompania e ashensorëve.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

>
>

Më shumë

Të fundit