E hënë, 25 Tetor, 2021

Spahiu: Pacolli bëri gabim fatal – Nisma-s i ka konvenuar koalicioni me PDK-në

Lexo

- Advertisement - >

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se partitë kanë bërë llogaritë e veta për të hyrë ose jo në koalicione parazgjedhore.

“Hyrja në koalicion bartë rreziqet e veta. Shoh gabim fatal të Behgjet Pacollit që ka hyrë me 10 kandidatë për deputetë në listë me LDK-në. Më mirë ka qenë të hynte me pesë kandidatë”, është shprehur Spahiu, njofton Klan Kosova.

“PDK e ka vërejtur këtë rrezik dhe nuk ka dashur ta marrë Nisma-n në koalicion, për shkak të koncentrimit të votës. Diçka tjetër mund të ndodhë edhe për shkakun se liderët politikë kanë probleme me akomodimin e kërkesave për të hyrë në listën e deputetëve”.

“Sikur të ishte AKR me pesë kandidatë ata do të ishin në parlament kurse tash rrezikon të jetë vetëm Behgjet Pacollin. LDK mund t’i fitojë 10 mijë vota më tepër, por e humbë një deputet”.

Spahiu në Edicionin e Analizës është shprehur se Nisma-s i ka konvenuar një koalicion parazgjedhor me PDK-në.

“Interesimi i Nisma ka qenë që të hynte në koalicion. Sikur të isha në vend të Hoxhajt do ta bëja koalicionin me Nisma-n”.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit