E enjte, 28 Tetor, 2021

Bahtiri i ndan mirënjohje djaloshit nga Deçani që shprehi vullnetin për t’ ia dhuruar veshkën tashmë të ndjerës Nazlije Sherifit

Lexo

- Advertisement - >

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim djaloshin nga Deçani, Val Deçani, i cili para disa javësh ka bërë një veprim tejet njerëzor duke ardhur nga mërgimi për të dhuruar veshkën e tij për vajzën mitrovicase 19 vjeçare, Nazlije Sherifi, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, ku fatkeqësisht nuk arriti të priste transplantin e veshkës dhe ndërroi jetë ditë më parë.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe vëllai i së ndjerës Nazlijes, Iliri Sherifi, me ç’ rast kryetari Bahtiri ka potencuar se Vali meriton respektin më të madh për gjestin e tij human, që ai ka shprehur, dhe ka falënderuar gjithë qytetarët e tjerë të cilët kanë kontribuar me mjete financiare për të mundësuar shërimin e vajzës mitrovicase, e cila fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte sëmundjes.

Në fund të këtij takimi, kryetari Bahtiri ka nderuar me mirënjohje djaloshin nga Deçani, për vullnetin dhe gatishmërinë e tij për t’ia dhuruar veshkën tashmë të së ndjerës Nazlije Sherifit, ku vdekja e saj ka prekur zemrat e të gjithë qytetarëve.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit