E enjte, 28 Tetor, 2021

PDK: Do t’i kemi dy kandidatë nga Lugina e Preshevës në listën për deputetë

Lexo

- Advertisement - >

Ish-deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, në “Kallxo Pernime” ka deklaruar se PDK tashmë i ka ndarë dy vende në listën e saj për kandidatë nga Lugina e Preshevës.“PDK e ka hapur platformën.

Në listën tonë do t’i kemi dy kandidatë nga Lugina e Preshevës. Nuk e di se kush do të jenë ata, por ata do të jenë kredibilë. Ndërsa 3 kandidatë do të jetë nga diaspora si dhe do të rritet numri i kandidatëve nga studentët”, tha ish-deputetja Musliu Shoshi.

“Qytetarët e Luginës së Preshevës janë më të diskriminuarit në Evropë si minoritet”, tha ajo përballë Jeta Xharrës. Të ftuar në debatin e sotëm janë: Faton Peci nga Presidenca, Fitore Pacolli nga LVV, Faton Bislimi nga LDK, Ariana Shoshi Musliu nga PDK dhe Liza Gashi, ish zëvendësministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit