E hënë, 25 Tetor, 2021

Nga PDK reagojnë për aderimin e Mujës në VV, e quajnë “sekser të akreditimeve”

Lexo

- Advertisement - >

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë ardhur reagimet e para pas aderimit të analistit Armend Muja në Vetëvendosje.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti po tregon se nuk do të qëndrojë gjatë në pushtet.

Kjo për shkakun se siç thotë ai Kurti po tenton të luftojë korrupsionin me emra si Haki Abazi e Armend Muja, ndërkaq që këtë të fundit e ka quajtur “sekser të akreditimeve”.Postimi i plotë i Bytyqit:Albin Kurti po na tregon se ai nuk do të qëndroj gjatë në pushtet.Me Haki Abazin, kleptokratin e shoqerisë civile dhe Armend Mujën, sekserin e akreditimeve të universiteteve private, ai pretendon ta luftojë korrupsionin e hajninë.Është e vërtetë se hajni nuk mund ta vjedhë hajnin, po ky parim nuk vlen për shtetin!

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit