E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Ministri Reçica ka një njoftim me rëndësi për pensionistët dhe veteranët

Lexo

- Advertisement - >

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka bërë një njoftim për të gjithë pensionistët dhe veteranët që janë përfitues të skemave të kategorive të dala nga lufta.

Reçica ka thënë se me qëllim të ruajtjes së shëndetit, është shtyrë afati për lajmërim në zyret e administarës së pensioneve deri më datën 31 mars.

Njoftimi i tij i plotë:

Të dashur pensionistë, veteranë dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me Covid 19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj, ju njoftoj se kemi shtyrë afatin e lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021.

Andaj ju lutem që deri me datë 31.03.2021 mos të paraqiteni në zyrat e pensioneve, ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë datë.

Angazhimi ynë është dhe do të jetë në ruajtjen e shëndetit dhe lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve e posaçërisht pensionistëve dhe kategorive të respektuara të dalura nga lufta.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit