E hënë, 25 Tetor, 2021

Lirohet Dardan Molliqaj: Për një parullë, pati arrestime të dhunshme e procedime penale

Lexo

- Advertisement - >

Dardan Molliqaj së bashku me 15 anëtarë të PSD-së janë shoqruar në stacion policor në Prishtinë pas një aktiviteti me parullën “”Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Ai tha se me këtë aksion denoncuan standardin e dyfishtë mbi respektimin e masave për pandeminë.

Molliqaj u shpreh se “Për një parrullë të shkruar, pati arrestime të dhunshme e procedime penale”.

Policia e Kosovës për IndeksOnline ka konfirmuar se Molliqaj është liruar në procedurë të rregulltë me urdhër të prokurorit dhe ndaj tij është hapur rast “Sulm ndaj personit zyrtar”

“Përmes aksionit të sotëm e denoncuam standardin e dyfishte mbi respektimin e masave për pandeminë. Iu drejtuam Policisë së Kosovës me parrullën: “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Kemi hasur në një reagim brutal dhe krejt të pakuptimtë. Për një parrullë të shkruar, pati arrestime të dhunshme e procedime penale.

Për neve vazhdon të mbetet shqetësuese censura e përbrendësuar e Policisë rreth respektimit të rregullave. Edhe një herë, nuk kërkojmë të mos mbahen tubimet, veç zbatim të njëjtë për secilin.

Në anën tjetër, parrullës e aksionit s’ka pse i frikësohet kush. Ato janë kushti dhe mundësia për demokracinë”, tha ai.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit