E enjte, 28 Tetor, 2021

Limaj: Veseli e Thaçi kërkuan që PDK të ketë partneritet me Nismën

Lexo

- Advertisement - >

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur indinjatë për mos-arritje të një marrëveshjeje për koalicion parazgjedhor ndërmjet partisë së tij dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Limaj, i ftuar në T7, ka thënë se për bashkëpunim politik mes dy fraksioneve kanë kërkuar edhe ish-udhëheqësit e kësaj partie, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, përpara se të shkonin në Hagë.” Unë mendoj qe ka qenë iniciativë e z. Thaçi dhe z.

Veseli të ndërtojë partneritet me PDK’në. Pasi ka ardhë vendimi i gjykatës (Gjykatës Speciale), kam filluar të shohë shenja, ka pasur zëra kundërshtues. Mua më vjen keq për mijëra votues që nuk u mundësua një partneritet i këtillë”, ka deklaruar ai në Pressing.

Tutje, ai ka thënë se ka pasur dy takime zyrtare me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, njëherit edhe kandidat për kryeministër, por pa ndonjë rezultat konkret.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit