E enjte, 28 Tetor, 2021

Sami Lushtaku: Nuk kam blerë kurrë tokë me para të popullit, po kam marrë para nga Ramiz Lladrovci

Lexo

- Advertisement - >

Nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka thënë se Sami Lushtaku ka blerë tokë gjatë luftës me para të popullit.

Nuredimi ka deklaruar se Sami Lushtaku ka blerë tokë gjatë luftës me para të popullit.

Nuredin Lushtaku më tej ka thënë se Samiu i ka marrë paslufte 1 milion franga nga Ramiz Lladrovci

Për këto akuza të Nuredinit të hënën mbrëma ka folur Sami Lushtaku.

Ai ka pranuar se ka marrë para nga Ramiz Lladrovci por nuk ka treguar shumën.

“Po është e vërtetë, nuk e di shifrën e saktë”, ka thënë Lushtaku në kallxo.com.

Por Lushtaku ka mohuar kategorikisht se me para të UÇK-së ka blerë tokë gjatë luftës.

“Jo një here, por kena ble 4-5 herë tokë para luftës, por asnjëherë me para të UÇK-së”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka thënë se i posedon të gjitha shënimet ku kanë shkuar paratë, duke thënë se paratë kanë shkuar për ushqim, veshmbathje e gjëra tjera.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit